Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, referuar Kryeministrit të Kosvës, Albin Kurtit, pas takimit të fundit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, tha se Kurti synon “të sundojë, e jo të qeveris.”
Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, Çitaku: Kurti do të sundojë, e jo të qeveris

Këto komente Çitaku i bëri para nisjes së mbledhje së Këshillit Drejtues të PDK-së, ku priten të dalin edhe me qëndrime për çështjet e fundit politike në vend.
“Thënë të drejtën, ajo çfarë kemi parë, dhe jo vetëm këto ditët e fundit, pas Aktgjykimit të GjK-së, por me vite të tëra, qysh se Kurti ësht zgjedhur kryeministër, ka qenë përpjekje për të sunduar e jo për të qeverisur. Një përpjekje për të nënshtruar, e jo për të bashkëpunuar. Dhe duke i njohur cilësitë e tij, është vështirë të paramendohet rezultat tjetër,” tha Çitaku për media.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




