LAJME

Mbi tri orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Mbi tri orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Gusht 2021, 10:26

Pritjet nëpër pike kalimet kufitare kanë vazhduar edhe mëngjesin e së mërkurës, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në tri orë e gjysmë.
Mërgimtarëve të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovës, tashmë u ka ardhur koha e kthimit, për çka edhe pritjet janë të gjata nga fluksi i madh i tyre në kufi.Pritje po ashtu ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardh, dhe Jarinje afërsisht rreth një orë.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 08:30, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Vërmicë, por vetëm rreth gjysmë ore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika