LAJME

Mbi gjysmë milion euro kushtojnë zgjedhjet për komunat veriore

Mbi gjysmë milion euro kushtojnë zgjedhjet për komunat veriore
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2022, 15:16

18 dhjetor është caktuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet dhe njëkohësisht ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja kap vlerën e 556 mijë e 482 euro, njofton Klankosova.tv.

Lista Serbe, e cila llogaritet si partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për katër komunat: Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryetarët e këtyre komunave, që të gjithë nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika