Edhe pas më shumë se dy muaj ende nuk dihet fati i Bedri Rexhepit. Ai ishte zhdukur në rrethana të panjohura më 8 prill të këtij viti.
Tani familjarët e Rexhepit po ofrojnë 20 mijë euro shpërblim për të gjithë ata që kanë informacione rreth vendndodhjes së tij.
“Vëllai ynë Bedri Rexhepi nga data 08.047.2021 rreth orës 18:30 është zhdukur në Komunën e Novobërdës me veturën me targa 05 406 EJ. Ju lutem kushdo që ka informacione për vendndodhjen e Bedriut na lajmëroni në nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes që do të kemi si familje ne do t t’iu shpërblejmë edhe me shumën prej 20 mijë euro si dhe të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale”, thuhet në mesazhin e familjarëve.






