- Reklama -

Mbi 74% të numëruara, numërimi ndërpritet, vazhdon pasditen e 1 janarit

Pak pas orës 12:00 të 31 dhjetorit, ka nisur të ndërpritet numërimi dhe verifikimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në qendrat e numërimit, për të vazhduar më 1 janar në orën 16:00. Kjo për shkak të Festës së Vitit të Ri.

Procesi pritet të ndërpritet krejtësisht deri në orën 13:00, pasi të përfundojnë çështjet që kanë nisur.

- Reklama -

Pra, mbi 30 orë do ketë pauzë, për të vijuar me pjesën tjetër pas festës, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në një konferencë për media.

Elezi njoftoi se 27 komunat të cilat përmbyllin aktivitetet deri më 31 dhjetor, janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8), Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45).

Procesi i numërimit do të vazhdojë më 1 janar 2026, në orën 16:00, në 11 qendra të numërimit e këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë.

Deri më tani numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 74%.

Nga votimi me postë, Elezi tha se numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, mirëpo ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, “andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.”

Elezi tha se deri më tani, nga kutitë postare janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

“Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950” shtoi ai.

Sipas tij, arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit.

Ai tregoi se numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës do të fillojë gjatë kësaj jave, derisa për datën dhe orën e saktë KQZ do të dalë një njoftim të ri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 30.12.2025 ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, vota të numëruara në vendvotime.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjeve të së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota .Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Sipas këtyre rezultateve i bie që LVV merr 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 23, LDK 15, AAK 6 dhe 20 ulëse tjera janë të garantuara për partitë e komuniteteve joshumicë.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues në Listën Votuese./KALLXO.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort