Home LAJME Mbi 60 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19

Mbi 60 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19

0
Mbi 60 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19
epa08814068 An undated handout picture made available by the German pharmaceutical company Biontec shows the dosing of BNT162b2, the mRNA-based vaccine candidate against COVID-19, during the clinical test. Pfizer and Biontech SE announced on 11 November 2020 that they have reached an agreement with the European Commission to supply 200 million doses of their investigational BNT162b2 mRNA-based vaccine candidate against COVID-19 to European Union (EU) Member States, with an option for the European Commission to request an additional 100 million doses. EPA/BIONTECH SE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Vetëm sot deri në mesditë në gjithë Kosovën janë vaksinuar 400 qytetarë mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa në që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe deri më sot, janë vaksinuar mbi 60 mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur për KP, menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi.
“Totali për sot deri tani është 400 vaksinime. Ndërsa totali në nivel vendi prej 29.03.2021 janë vaksinuar 60 mijë e 730”, u shpreh Bardhi.

Aktualisht në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit mbi moshën 65 vjeç. Imunizimi i tyre po bëhet me dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat janë dhuruar për qytetarët e Kosovës nga Agjencia COVAX.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje ka paralajmëruar që gjatë kësaj jave do arrijnë edhe 100 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 nga COVAX.

Ndërkaq, ministri Vitia sot në Kuvendin e Kosovës tha se nga 15 qershori do të nisin vaksinimin masiv të qytetarëve me vaksinën antiCOVID-19

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here