Këtë të hënë ka vazhduar vaksinimi i personave të moshës prej 65 vjeç e tutje, ku vetëm sot janë vaksinuar mbi 200 veta në qendrën më të madhe të vaksinimit në Prishtinë.Kështu ka bërë të ditur Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi i cili tha deri sot në nivel vendi janë vaksinuar mbi 57 mijë persona.
Mbi 57 mijë të vaksinuar Kosovë, vazhdon procesi i imunizimit të personave mbi 65 vjeç

Tutje, Bardhi ka bërë të ditur se sot nga ora 12:30 e tutje do të vaksinohen me dozën e dytë të gjithë profesionistet shëndetësorë që janë vaksinuar me dozën e parë në Kukës.
“Të gjithë këta profesionist kanë të ndarë kohën me emër dhe mbiemër dhe shpresojmë që këtë kontingjentin e parë prej rreth 300 profesionistëve deri në ora 19:00 të vaksinohen me dozën e dytë dhe nga nesër do të jetë kontingjenti tjetër, pra, të gjithë ata që e kanë marrë dozën e parë në Kukës, do ta marrin dozën e dytë të AstraZenecas këtu”, është shprehur Bardhi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

