Mbi 400 operime kardiokirurgjike u kryen gjatë vitit 2025 në QKUK

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 12, 2026
Mbi 400 operime kardiokirurgjike u kryen gjatë vitit 2025 në QKUK

Mbi 400 operime kardiokirurgjike duke përfshirë raste elektive dhe emergjente janë kryer në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë vitit 2025.

Ky institucion ka njoftuar se në vitin e kaluar “janë kryer me sukses ndërhyrje të ndërlikuara kardiokirurgjike, përfshirë për herë të parë në Kosovë operacioni i harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk (FET) si dhe një rast tjetër me David procedurë, në bashkëpunim me qendra të njohura evropiane. Po ashtu, në muajt maj dhe tetor, në bashkëpunim me kardiokirurgë pediatrikë ndërkombëtarë, janë realizuar 19 operime te fëmijët me defekte të lindura të zemrës”.

Stafi i shërbimit Klinik i Kardiokirurgjisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që për trajtimin e sëmundjeve të zemrës të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika