Vetëm në javën që lamë pas në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur qindra-mijëra mërgimtarë nga e mbarë diaspora shqiptare.
Nga ana tjetër, përmes kufijve tokësorë kanë ardhur gati 130 mijë mërgimtarë për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.
Nga data 20 deri në 24 të këtij muaji kanë hyrë saktësisht 127,874 persona, ndërkohë që ditëve të fundit ky numër është rritur ende.
Vlen të theksohet se mërgimtarët nga Zvicra prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, shkruan Albinfo.ch.
Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtutgarti, Mynihu dhe Berlini, e kështu me radhë.