LAJME

Mbi 3.5 milionë euro për barna jetike, fokus te trajtimi i sëmundjeve të rralla

Mbi 3.5 milionë euro për barna jetike, fokus te trajtimi i sëmundjeve të rralla
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2026, 11:58

Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar një kontratë të rëndësishme për furnizimin me barna të listës esenciale, të destinuara kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rralla dhe kronike.

Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi i e-prokurimit, bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë 24-mujore me vlerë mbi 3.5 milionë euro, e ndarë në disa lote.

Për Lotin 1, që përfshin Cladribine tableta 10 mg, kontrata i është dhënë operatorëve MADEKOS SH.P.K. dhe VARUS KS SH.P.K., me vlerë rreth 946 mijë euro. Lotin 2, për Ofatumumab injeksion, e ka fituar DELTAPHARMA-KS SH.P.K. me mbi 753 mijë euro, ndërsa Loti 4 për Vedolizumab ampull i është dhënë kompanisë Santefarm Sh.p.k. me vlerë mbi 1.8 milion euro.

Ministria ka bërë të ditur se për lotet e përmendura procedurat kanë përfunduar pas afatit ankimor, ndërsa për një lot tjetër procesi mbetet në shqyrtim për shkak të një ankese.

Barnat e përfshira në këtë kontratë përdoren për trajtimin e sëmundjeve serioze si skleroza multiple dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve, duke përfaqësuar terapi të avancuara që kërkojnë mbikëqyrje të specializuar mjekësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika