LAJME

Mbi 26 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 26 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2021, 08:01

Gjatë ditëve të fundit, në Kosovë ka vazhduar trendi i rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 si dhe vdekjeve si pasojë e këtij virusi.
Të enjten u konfirmuan edhe 1 mijë e 612 raste të reja me koronavirus, ndërkaq vdiqën 32 persona të infektuar.Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit u shëruan 2 mijë e 460 persona.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka shkuar në 26 mijë e 524.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika