LAJME

Mbi 24 mijë meshkuj, rreth 6800 femra të punësuara në Kosovë si Menaxherë

Mbi 24 mijë meshkuj, rreth 6800 femra të punësuara në Kosovë si Menaxherë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2022, 11:21

Por, sa është numri i menaxherëve të punësuar në gjithë Kosovën.

Pozita menaxheriale në vend dallon shumë në mes meshkujve dhe femrave.

Nga 31 mijë e 256 menaxherë sa janë gjithsej, prej tyre 24 mijë e 487 janë meshkuj, ndërsa 6769 femra.

Numër më të madh të punësuarve në bazë të profesionit në Kosovë, ka në sektorin e shërbimit dhe shitjes.

Janë gjithsej 89 mijë e 936 persona që janë të punësuar në këtë sektor. Prej tyre meshkuj janë 67 mijë e 958, ndërsa femra 21 mijë e 438.

Pas kësaj, janë profesionet elementare.

Aty janë të punësuar gjithsej 54 mijë e 159 persona. Nga ta 45 mijë e 82 janë meshkuj, kurse nëntë mijë e 77 femra.

Keq me punëtorë nuk qëndron as sektori i zejeve dhe profesioneve të ngjashme.

Në këtë sektor janë të punësuar gjithsej 40 mijë e 96 persona, ku nga ta 34 mijë e 343 janë meshkuj e pesë mijë e 753 femra.

Në bazë të një tabele që e posedon FrontOnline shihet se në secilin sektor të profesioneve numri më i madh i të punësuarve është meshkuj.

Sipas kësaj tabele të punësuar në Kosovë sipas profesioneve janë 363 mijë e 383 persona.

Prej tyre 264 mijë e 733 janë meshkuj, ndërsa 98 mijë e 650 femra.

Më pak të punësuar ka punëtorë të kualifikuar (aftësuar) në bujqësi, pylltari dhe peshkatari.

Janë vetëm katër mijë e 623 të tillë./FrontOnline

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika