LAJME

Mbi 22 mijë vaksinime të mërkurën në Kosovë, rekord i ri

Mbi 22 mijë vaksinime të mërkurën në Kosovë, rekord i ri
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2021, 21:45

Të mërkurën në Kosovë janë vaksinuar 22.120 qytetarë me vaksinën anti-COVID, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të MSH-së në total në Kosovë janë administruar 644.748 vaksina.

221.042 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID. Ndërkohë 202.664 janë vaksinuar me një dozë.

Të hënën ishin vaksinuar 21.903 qytetarë, që ishte rekord. Ndërkohë të martën janë vaksinuar 20.358.

Është dita e tretë rresht me mbi 20 mijë të vaksinuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika