LAJME

Mbi 22 mijë qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Mbi 22 mijë qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2021, 15:48

Përderisa numri i të infektuarve vazhdon të rritet dita-ditës, po ashtu edhe ai i vaksinimeve është në të njëjtën linjë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë administruar 22 mijë e 486 sosh, duke e dërguar në 234 mijë e 731 numrin e personave që i kanë pranuar të dyja dozat dhe në 431 mijë e 967 të atyre që kanë marrë të paktën njërën dozë.

Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 18.287.

Nga fillimi i pandemisë e deri tash, janë gjithsej 127,627 raste që kanë rezultuar pozitive, 2,315 të vdekur, 107,025 të shëruar dhe 870,524 testime për COVID-19.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika