- Reklama -

Mbi 2000 aplikime për subvencionimin e izolimit të shtëpive

Ka nisur verifikimi i aplikimeve për subvencionimin e investimeve në shtëpi banimi me qëllim të rritjes së efiçiencës së energjisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se kanë aplikuar më shumë se 2 mijë qytetarë për të siguruar mbështetje nga fondi prej 10 milionë eurosh, dhe se disa nga ta tashmë kanë pranuar përgjigje nëse u është pranuar aplikimi ose jo.

Më shumë se dy mijë qytetarë kanë aplikuar për subvencionim, nga fondi që Qeveria e ka ndarë në kuadër të masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.

Në Fondin e Kosovës pёr Efiçiencё tё Energjisë kanë thënë të shtunën se aktualisht janë duke e bërë verifikimin e aplikimeve dhe se disa qytetarë tashmë kanë pranuar përgjigje nëse u është pranuar aplikimi apo jo.

- Reklama -

Fillojetë Konjuhi, nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka treguar se kur qytetarët mund të llogarisin në mbështetjen monetare të Qeverisë.

“Kur t’i kthejnë letrat e paraaprovimit, janë të hapur që të fillojnë punimet dhe i kanë gjashtë muaj afat që t’i kryejnë këto punime. Në momentin që kryejnë punimet, lajmërojnë Fondin dhe dalim për verifikim të punimeve për të parë se a janë kryer, ashtu siç ka qenë aplikimi fillestar, siç ka qenë paraaprovimi i dhënë dhe pastaj fillon edhe procedura e disbursimit”, ka theksuar ajo.

Janë gjithsej 10 milionë euro në dispozicion për t’i mbështetur qytetarët në investimin e tyre në izolimin e shtëpive. Subvencionimi do të përfshijë koston e izolimit të jashtëm, ndërrimin e dritareve dhe të derës së hyrjes, si dhe izolimin e kulmit.

Fondi i Kosovës pёr Efiçiencё tё Energjisë do të ofrojë një subvencion prej 45 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5 mijë e 500 eurosh.

Në këtë fond kanë theksuar se qytetarët, të cilëve u është pranuar aplikimi, pranojnë me email një letër të paraaprovimit, dhe kanë shtatë ditë kohë që atë ta kthejnë të nënshkruar.

“Pastaj brenda tri ditëve u shkon konfirmimi që mund të fillojnë punimet për masat për të cilat kanë aplikuar. Të gjithë qytetarët që pranojnë letra të paraaprovimit, pranojnë edhe disa dokumente me udhëzim se si duhet të veprojnë. Por është e rëndësishme që qytetarët ta nënshkruajnë vetëm letrën e paraaprovimit dhe ta kthejnë te ne, dokumentet e tjera u duhen për kryerjen e punimeve”, ka bërë të ditur Konjuhi.

Projekti për subvencionimin e familjeve që investojnë në shtëpi efiçiente është mbështetur nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPA./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort