Që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë deri më tani kanë arritur të marrin vaksinën mbi 200 mijë qytetarë.Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Mbi 200 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Në të dhënat që ka publikuar MSH-ja, thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205 mijë e 884 doza të vaksinës, shkruan Telegrafi.
Kurse me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 49 mijë e 207 qytetarë.
Ministria gjithashtu ka siguruar qytetarët se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë javën e kaluar donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt.Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 9 raste të reja me coronavirus, si dhe është shënuar edhe një rast i vdekjes.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

