Home LAJME Mbi 20 milionë euro buxhet i ndarë për subvencionimin e librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025

Mbi 20 milionë euro buxhet i ndarë për subvencionimin e librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025

0
Mbi 20 milionë euro buxhet i ndarë për subvencionimin e librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025

Ministria e Arsimit i ka ndarë 20,418,670 euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, udhëheqësi i divizionit për buxhet dhe financa në Ministri të Arsimit, Fehmi Zylfiu.

“Buxheti i ndarë nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere në vlerë prej 20,418,670.00€ për vitin shkollor 2024/25” – është përgjigjur Zylfiu, më 06.09.2024.

Në krahasim me vitin shkollor 2023/2024, Ministria e Arsimit i ka ndarë 8,167,220 euro më shumë këtë vit për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore.

KALLXO.com e ka pyetur Zylfiun edhe për buxhetin e shpenzuar për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024.

“Buxheti i ndarë nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere në vlerë prej 12,251,450.00€ për vitin shkollor 2023/24” – ka thënë Zylfiu.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës i ka dedikuar 13,875,138 euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, më 15.08.2024.

Shuma prej 13,875,138 euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025 është dedikuar në kuadër të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 14.08.2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here