Që nga dita e djeshme kur në Kosovë ka nisur edhe shpërndarje e dozës së dytë për profesionistët shëndetësor deri sot me këtë dozë janë imunizuar mbi 2 mijë. Ndërsa, në nivel vendi deri tani janë vaksinuar vetëm me dozën e parë mbi 74 mijë qytetarë të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur menaxheri i qendrës kryesore të vaksinimit në sallën “1 tetori”, Niman Bardhi i cili tha se vetëm sot në këtë sallë janë vaksinuar 450 persona, ndërsa në nivel vendi janë imunizuar rreth 1 mijë e 600.
“Aktualisht deri në këto qaste që në flasim kemi në sallën “1 Tetori” mbi 450 të vaksinuar nëse i referohemi nivelit të vendit kemi rreth 1 mijë e 600 të vaksinuar. Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë e vaksinimit deri në këto qaste që flasim atëherë kemi rreth 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe siç po e shihni të gjithë qoftë qytetarët qoftë personeli shëndetësor janë duke respektuar orarin dhe terminët nga telefonatat e pranuara nga Qendra e Thirrjeve dhe fatbardhësisht çdo gjë që deri tani të ecë shumë mirë“, tha Bardhi.





