LAJME

Mbi 2.8 milionë ukrainas kanë shkuar në shtetet fqinje

Mbi 2.8 milionë ukrainas kanë shkuar në shtetet fqinje
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2022, 16:05

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci në kuadër Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se më shumë se 2.8 milionë ukrainas kanë ikur drejt vendeve fqinje prej kur kanë filluar luftimet.

“Njerëzit vazhdojnë të ikin nga lufta në Ukrainë çdo minutë,” shkroi IOM në Twitter, të hënën, duke shtuar se ata kanë nevojë për “mbështetje të vazhdueshme”.

IOM bëri të ditur se 127,000 ukrainas kanë shkuar në vendet e treta.

Sipas UNICEF-it, lufta në Ukrainë po ka një “ndikim shkatërrues” ndaj më shumë se 7.5 milionë fëmijëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika