Sekretariati i KQZ-së është në procesin e vlerësimit të zotësisë juridike të votuesve të cilët kanë aplikuar për të votuar si votues nga jashtë vendit.
Kryeshef Ekzekutiv i këtij institucioni, Burim Ahmetaj, ka dhënë shifrat për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar.
“Nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit, ndërsa vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 13,657 aplikues apo 77,88 për qind të aplikacioneve që janë të regjistruara. Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”.





