Kanë mbetur edhe 5 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti, kanë aplikuar vetëm 15 mijë 532 qytetarë me të drejtë vote jashtë vendit.
Mbi 15 mijë qytetarë kanë aplikuar nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Front Online tha se periudha e aplikimit për votuesit jashtë vendit ka mbaruar me 18 gushtë.
“Numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues”, tha Elezi.
“Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021”, shtoi Elezi.
Elezi njoftoi se 3 mijë e 320 aplikacione janë refuzuar nga diaspora pasi nuk kanë plotësuar kriteret.
“Gjatë kësaj kohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 18 mijë e 852 aplikacione për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 15 mijë e 532 ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 320 aplikacione pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike. Periudha e votimit përmes postës për të gjithë aplikuesit të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës ka filluar më 15 shtator”, tha ai për Front Online
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

