Në sallën “1 Tetori”, ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti-Covid.Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit Niman Bardhi, në një konferencë për medie tha se gjatë së hënën në këtë qendër janë vaksinuar mbi 250 persona, kurse në nivel vendi 3 500 persona.
Mbi 138 mijë persona e marrin vaksinën anti-COVID-19

Ai më tej ka bërë të ditur se që nga marsi kur ka filluar ky proces në tersi vaksinën e kanë marrë 138 mijë persona.
Bardhi u ka bërë apel qytetarëve që të aplikojnë online për vaksinim dhe të presin konfirmimin, raporton EO.“Aktualisht 250 persona e kanë marrë vaksinën në sallën ‘1 Tetori’, mbi 3 500 vaksina janë dhënë në nivel vendi, kurse nga fillimi atë e kanë marrë mbi 138 mijë persona”.“Apelojë te të gjithë qytetarët se duhet të aplikojnë dhe mbi bazën e konfirmimit mund të vaksinohen”
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

