LAJME

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shkurt 2026, 19:55

Platforma “Liria Ka Emër” ka dalë me shifra për marshin e sotëm “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se kanë marrë pjesë mbi 130 mijë qytetarë.

Në njoftim thuhet se ky është marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë

“Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtinës ishin të stërmbushura me qytetarë nga të gjitha komunat e vendit, nga rajoni, diaspora dhe përtej oqeanit. Prania masive, organizimi qytetar dhe mesazhi i qartë e shndërruan këtë marsh në një moment historik të solidaritetit dhe qëndresës qytetare”, thuhet në njoftim.

“Ky marsh dëshmoi qartë: kur populli flet, ai flet me dinjitet, me përgjegjësi dhe me zë të fuqishëm. Drejtësi, jo politikë”, përfundon njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika