LAJME

Mbi 13 mijë doza të administruara gjatë 24 orëve të fundit

Mbi 13 mijë doza të administruara gjatë 24 orëve të fundit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2021, 16:37

13 mijë e 414 doza të vaksinave kundër Covid-19 janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri total i vaksinave të administruara deri tani në vend është 1 milion e 312 mijë e 912.

Ndërsa, 792 mijë e 730 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 2 viktima dhe 66 raste të reja me COVID-19.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika