LAJME

Mbi 11 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Mbi 11 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2023, 12:21

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar të mërkurën se numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit shkatërrues të së hënës, ka arritur në 8754 vetëm në Turqi.

Duke shtuar edhe rreth 2470 sa raportohet të kenë vdekur në Siri, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në mbi 11 mijë e 200.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se numri i vdekjeve mund të arrijë deri në 20 mijë. Një tërmet i ngjashëm në rajon më 1999 pati marrë jetën e 17 mijë personave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika