LAJME

Mbi 101 mijë të shëruar nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Mbi 101 mijë të shëruar nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Maj 2021, 20:16

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.199 mostra të dyshuara me COVID-19.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 35 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, kurse numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.213 raste.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë testuar gjithsej 588.812 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 180 të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 101.279 raste.

Numri i rasteve aktive është 3.695.

2.239 qytetarë kanë humbur betejën me virusin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika