Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 7 qershor 2026, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Mbi 100 prokurorë në terren për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit

“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje” – thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




