Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, Niman Bardhi, ka njoftuar se sot në nivel vendi, vaksinën antiCOVID e kanë marrë 1 mijë e 680 persona.
Mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë vaksinën antiCOVID

Tutje, Bardhi në një konferencë për media tha se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka arritur në mbi 100 mijë persona.
“Nëse i referohemi totalit në nivel vendi nga dita e parë janë 101 mijë e 100 vaksinime të realizuara në Kosovë. Kjo është gjendja aktuale sa i përket vaksinimit në vendin tonë”.“Lidhur me kategorizimin e tyre vendos komuniteti për imunizim të popullatës e drejta e qytetarit është se duhet aplikuar ndërsa çështja e zbatimit të vaksinimit varet nga komiteti për imunizim të popullatës. Salla 1 tetori me 15 dhoma dhe 30 ekipe është në gatishmëri për vaksinim”, tha ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

