Më shumë se 10 mijë njerëz janë duke pritur në aeroportin e Kabulit për t’u evakuuar, tha departamenti amerikan i mbrojtjes në një konferencë shtypi të Mërkurën, ndërsa evakuimet në Afganistan vazhdojnë teksa mijëra njerëz përpiqen të largohen nga vendi.
Evropa dhe pjesa tjetër e botës po përpiqen të përfundojnë evakuimet përpara afatit të tërheqjes nga SHBA që i bie e martja e ardhshme (31 gusht), shkruan Euronews.
Që kur filloi evakuimi më 14 gusht, afërsisht 88 mijë njerëz janë larguar, përfshirë 19 mijë njerëz që janë evakuuar gjatë 24 orëve të fundit.