LAJME

Mbi 10 marrëveshje në rendin e ditës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Mbi 10 marrëveshje në rendin e ditës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Qershor 2023, 17:19

Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Qeveritë e të dyja shteteve janë pajtuar që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të “një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve”.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka dhënë detaje rreth mbledhjes për IndeksOnline.

Sipas tij në këtë mbledhje priten të nënshkruan 10 marrëveshje.

“Në mbledhjen e radhës që do të mbahet me 14 qershor në Gjakovë pritet të nënshkruhen mbi 10 marrëveshje të reja të cilat do të përfshijnë fushën e arsimit, drejtësisë, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Kryeziu për IndeksOnline.

Disa prej marrëveshjeve që priten të nënshkruhen:

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve.

Marrëveshja në funksion te lehtësimit te procedurave të kontrollit te produkteve me origjine jo shtazore ashtu që importi, tranziti dhe eksporti i ushqimeve me origjinë jo shtazore, mund të kryhen në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit.

Dakordimi për bashkëpunim ndërqeveritar për parandalimin e ekstremizimit të dhunshëm.

Do të ketë edhe marrëveshjeve tjera që kanë karakter teknik dhe përfshijnë bashkëpunimin në fushën kulturore, në fushën e mjekësisë, përfshirë dhe mjekësinë ushtarake.

Bëjmë të ditur se në mbledhjet e deritanishme janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.

Ndër to është ajo për njohjen e ndërsjellët të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika