Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se vlera e parave të dërguara nga mërgata në Kosovë, e njohur ndryshe si remitencat, deri në muajin shtator 2023, ka arritur në 1 miliard e 12 milionë e 600 mijë euro, që sipas BQK-së ka shënuar rritje prej 11% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Sipas raportit të statistikave të remitencave dhe institucioneve tjera financiare për shtator 2023, vlera e remitencave vetëm për muajin shtator ishte 116.9 milionë euro.
“Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 57.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.4% dhe bankat me 18.2%” – thuhet në njoftimin e BQK-së.






