LAJME

Mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus

Mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2021, 08:27

Qytetarët vazhdojnë të përballen me koronavirus. Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19.
Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), kanë njoftuar për katër raste të vdekjes dhe 12 raste të reja pozitive me COVID-19.

Institucionet shëndetësore e shtetërore bëjnë thirrje për vaksinim antiCOVID-19. E prej fillimit të procesit të vaksinimit deri m sot janë dhënë 1.447.040  doza të vaksinës. Ndërsa 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika