Kosova po vazhdon të ballafaqohet me mungesën e infermierëve e profesionistëve të tjerë shëndetësor. Si rrjedhojë të alarmuar me situatën janë edhe nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së. Kjo sindikatë ka paralajmëruar shifra të frikshme të infermierëve që sipas tyre janë të gatshëm ta lëshojnë Kosovën.
“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së është duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve. S.B., E.D., SH.H., L.S., K.K., SH.G., E.K., janë vetëm disa nga mbi 1500 infermierët në përgatitje që do të largohen gjatë vitit 2023. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për ta ngadalësuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.





