- Reklama -

Mbetjet kockore të gjetura në Kizhevak dërgohen për analizë në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur

Mbetjet kockore që janë zhvarrosur në varrezën masive Kizhevak të Serbisë gjatë vitit të kaluar, janë dërguar për analizë të AND-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ICMP. Kështu bëri të ditur koordinatori i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, Kushtrim Gara.

“Gërmimet në Kizhevak të Serbisë që rezultuan me gjetjen e mbetjeve kockore vitin e kaluar, janë ndërprerë për shkak të kushteve klimatike. Ndërkaq mostrat e këtyre mbetjeve kockore janë dërguar për analizë të AND-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, kështu thotë Kushtrim Gara, koordinator i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

- Reklama -

“Janë dërguar për analizë të AND-së në Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur. Ne presim shumë shpejt të kthehen rezultatet e AND-së dhe të shohim mundësinë si do të procedojmë më tutje”, ka theksuar Gara për Radio Kosovën.

Gara sqaroi se gërmimet në Kishevak do të rifillojnë menjëherë sapo të përmirësohen kushtet atmosferike. Ai tha se punimet pritet të vazhdojnë në fund të muajit mars.

Sipas Garës, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë proceduar nëntë lokacione, ku janë gjetur dhe zhvarrosur 11 mbetje kockore të personave viktima të luftës. Ndërkaq gjatë muajit shkurt të këtij viti ka pasur një gërmim vlerësues brenda varrezave të qytetit të Gjakovës, ku janë gjetur mbetjet mortore të një personi viktimë e luftës.

“Hapësirat e varrezave të qyteteve janë përdorur nga forcat serbe për të groposur viktima dhe për t’i humbur gjurmët”, ka nënvizuar Gara.

Ai bëri të ditur se edhe dy urdhëresa janë siguruar për disa lokacione të shënjuara në territorin e vendit.

Ndryshe nga mesi i këtij muaji do të mbahet një takim i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, ku temë do të jetë lokacioni i varrezës masive në Kizhevak.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort