LAJME

Mbetet pa ujë të pijshëm Burgu i Sigurisë së Lartë në Podujevë

Mbetet pa ujë të pijshëm Burgu i Sigurisë së Lartë në Podujevë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2022, 11:59

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve teknike, është ndërprerë furnizimi me ujë në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Punimet sipas njoftimit po realizohen për eliminimin e humbjeve të ujit në pusetën prej nga furnizohet ky burg.

“Për shkak të punimeve teknike të menjëhershme, në eliminimin e humbjeve të ujit në pusetën prej nga furnizohet Burgu i Dyzit me ujë të pijshëm, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë sot, duke filluar nga ora 9:00-11:00”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika