Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, duke vërtetuar vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilët të dyshuarve iu kishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç).
Vendimin të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, rezulton se është marrë më 3 tetor 2023.
“Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve, Vladimir Tolic avokat Milos Delevic, Blagoje Spasojevic avokat Ljubomir Pantovic, Dushan Maksimovic avokat Dejan Vasic, ndërsa aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PPPS.nr.44/2023 të datës 25.09.2023 dhe të datës 26.09.2023, Vërtetohen”, thuhet në vendimin e Apelit





