LAJME

Mbështeti publikisht dhunën ndaj grave, intervistohet nga policia

Mbështeti publikisht dhunën ndaj grave, intervistohet nga policia
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2022, 09:33

Është intervistuar nga policia një person nga Prishtina, pasi i njëjti ka mbështetur publikisht dhunën ndaj grave.

Mbështetjen për dhunën e kishte bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell Klankosova.tv.

“Është intervistuar me 11.03.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një shkrim me të cilën e mbështeste dhunën sistematike ndaj grave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia ka bërë të ditur se  rasti është duke u hetuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika