Home LAJME Mbërrin në Kosovë grupi i ri i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it

Mbërrin në Kosovë grupi i ri i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it

0
Mbërrin në Kosovë grupi i ri i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka vlerësuar rolin e Njësisë së Specializuar të Policisë (FPU) në mbështetjen e stabilitetit në Kosovë.

Sipas tij, kjo njësi luan një rol të rëndësishëm si reaguesi i dytë i sigurisë dhe monitoron nga afër zhvillimet në fushën e sigurisë.

Ai ka njoftuar se ka mirëpritur rotacionin e XXXVII të Njësisë së Specializuar të Policisë së EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij misioni.

Ai ka falënderuar Poloninë për, siç ka thënë, mbështetjen e patundur në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës.

“Njësia Policore e Specializuar ka një ndikim kritik në mbështetjen e stabilitetit të Kosovës: si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës dhe në monitorimin e zhvillimeve të sigurisë”, ka shkruar mes tjerash Barbano në X.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here