LAJME

Mbërrin në Durrës luftanija “Libra”, dhuratë nga qeveria italiane për forcën detare shqiptare

Mbërrin në Durrës luftanija “Libra”, dhuratë nga qeveria italiane për forcën detare shqiptare
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Prill 2025, 12:42

Në Portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e së martës nje luftanije nga Italia, dhuratë nga qeveria italiane për forcën tonë detare.

Libra do të jetë anija më e madhe luftarake e flotës detare shqiptare.

Dorëzimi i anijes Libra do të bëhet me një ceremoni ku i pranishëm do të jetë kryeministri Edi Rama. Anija i dorëzohet flotës detare të Shqipërisë. Ajo do të kryejë misionin për mbojtjen e sovranitetit të vendit, është anije patrulluese luftarake.

Kjo anije, është më e madhja që ka pasur ndonjëherë forca jonë detare. Planet janë që forcat detare të pajisjen me anije të tjera ushtarake. Ekuipazhi i anijes Libra do të jetë shqiptar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika