Në Shqipëri tani kanë mbërritur edhe 9360 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Mbrëmjen e sotme mbërritën 9360 doza të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit.
“9360 doza të cilat vijnë nga kontrata me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve”, tha ministrja.





