Në kuadër të aktiviteteve të shoqatës “Medica Gjakova –MGJ” në Spitalin e Përgjithshëm” Prim. Dr. DautMustafa” në Prizren është mbajtur moduli i dytë i trajnimi me temë “Permiresimi i qasjes në shërbimet shëndetësore të ndjeshme ndaj stresit dhe traumës për gra dhe vajza të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale”. Trajnimi është hvilluar në formën inter aktive me fokus në temën ”Dhuna ne baza gjinore dhe dhuna seksuale”
Në trajnim kanë marrë pjesë 25 profesionistë shëndetësorë, mjekë-e dhe infermierë-e, nga repartet Emergjencë, Psikiatri, Pediatri, Neonatologji dhe Gjinekologji-Obstetrikë.
Trajnimi është inspektuar edhe nga menaxhmenti i spitalit, i cili ka shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar të gjitha projektet dhe trajnimet që kanë për qëllim aftësimin e kuadrit shëndetësor dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore ndaj pacientëve.





