LAJME

Mbahet takimi i parë i grupit punues për Planin e Vlerësimit të Rrezikut në Komunën e Prizrenit

Mbahet takimi i parë i grupit punues për Planin e Vlerësimit të Rrezikut në Komunën e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2023, 23:30

Nën drejtimin e drejtoreshës për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Shala, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot takimi i parë grupit punues për Planin e Vlerësimit të Rrezikut në Komunën e Prizrenit.

Pjesë e këtij grupi janë 26 zyrtarë, përfshirë zyrtarë komunalë, të policisë, Kryqit të Kuq, Hidroregjionit Jugor, QKMF-së, QRTK-së, FSK-së, EkoRegjionit, OJQ-ve dhe të institucioneve të tjera.

Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Shala, tha se ky dokument është i një rëndësie të veçantë dhe se qëllimi i këtij takimi është njoftimi për procedurat e përgatitjes së këtij plani dhe përgjegjësitë që e secilit pjesëtar të këtij grupi. Do të përgatiten të dhëna për secilin institucion dhe ato informacione do të kërkohen nga koordinatori i këtij grupi dhe më pas ato të dhëna do të jenë pjesë e dokumentit final.

Anëtarët e grupit punues thanë se pjesë e grupit duhet të jenë edhe zyrtarë të institucioneve tjera dhe se të dhënat ekzistuese dhe ato që do të kërkohen nga koordinatori, do të dërgohen sipas afateve të kërkuara.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika