OJQ Nevo Koncepti gjatë ditës së djeshme në City Hotel ka realizuar takimin e dyte me Rrjetin e OShC-ve për statutin e Gjuhës Rome në kuader të projektit “Promovimi i diversitetit dhe I gjuhes rome në komunën e Prizrenit” të mbeshtetur nga Këshilli i Evropes.
“Rrjetit Ad Hoc iu prezantuar dhe raportuar puna e koordinatorit ne emer te projektit qe nga takimi i pare, ku aktivitetet e realizuara deri me sot jane: perpunimi i dokumentit nga Esperti Ligjor, z. Naim Cahani per bazat ligjore qe argumentojne mundesine e njohjes se statutit te gjuhes rome si gjuhe ne perdorim zyrtar ne komunen e Prizrenit, dorezimi i kerkeses i nenshkruar nga 10 intelektual rom, dorezimi i kerkeses me shkrim dhe i Dokumentit me titullin “Sfidat ne zyrtarizimin e gjuhes rome si gjuhe ne perdorim zyrtar nga komuna e Prizrenit”, TV Emisioni i realizuar ne TV Prizren per prezantimin e projektit, nevojes dhe dokumentit ne fjale dhe dy takimet me institucionet relevante si:
Zyra per Ceshtje te Komuniteteve, respektivisht me keshilltaret per komunitete: znj. Elizabeth Gowing dhe znj. Nurije Shala, si dhe me Ministrin e Administrimit Publik dhe Pushtetit Lokal, me keshilltarin e ministrit, z. Muharrem Asllani.






