Në kuadër të projektit “Rritja e përfaqësimit mediatik dhe luftimi i dezinformimit në Prizren”, është mbajtur sesioni informues për edukimin mediatik me nxënës në Këndin Amerikan në Prizren.
Gazetari Fisnik Minci, ka prezantuar rëndësinë e edukimit mediatik, për të gjitha grupmoshat me qëllim të zhvillimit të mendimit kritik dhe aftësive për t’u mbrojtur nga dezinformimi.
Një fjalë rasti para të pranishmëve mbajti edhe përfaqësuesi i Këndit Amerikan në Prizren, Besart Osmani, i cili e vlerësoi këtë takim si shumë të dobishëm për informimin e të rinjve rreth teknikave të verifikimit të fakteve dhe përdorimit të përgjegjshëm të rrjeteve sociale.










