LAJME

Mbahet provimi pranues për studimet e nivelit Baçellor në Universitetin e Prizrenit

Mbahet provimi pranues për studimet e nivelit Baçellor në Universitetin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2026, 12:45

Të martën, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren organizoi provimin pranues për kandidatët që kanë aplikuar për regjistrim në programet e studimit Baçellor për vitin akademik 2026/2027.

Sipas njoftimit, provimi u mbajt në njësitë akademike përkatëse sipas orarit të përcaktuar, ndërsa i gjithë procesi u zhvillua në mënyrë të rregullt, transparente dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara nga universiteti.

Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizitoi fakultetet ku po zhvillohej provimi pranues, duke përcjellë nga afër mbarëvajtjen e procesit dhe duke inkurajuar kandidatët.

Me këtë rast, thuhet se rektori Alishani uroi kandidatët për sukses dhe falënderoi të gjithë ata që kanë zgjedhur Universitetin “Ukshin Hoti” për të vazhduar studimet e tyre.

“Sot ju po hidhni një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të së ardhmes suaj akademike. Ju falënderoj që keni zgjedhur Universitetin ‘Ukshin Hoti’ Prizren për të vazhduar studimet. Ne do të angazhohemi që t’ju ofrojmë një arsim cilësor, staf akademik të përkushtuar dhe mundësi të shumta për zhvillimin tuaj profesional e personal. Ju uroj shumë suksese në provimin pranues dhe shpresoj t’ju mirëpresim së shpejti si pjesë të komunitetit tonë universitar.” – u shpreh rektori, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren tutje ka falënderuar të gjithë kandidatët për besimin e treguar dhe zgjedhjen e universitetit për vazhdimin e studimeve të tyre, duke u uruar rezultate sa më të mira dhe një fillim të suksesshëm të rrugëtimit akademik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika