Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën është mbajtur provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2023/2024, në afatin e parë. Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, së bashku me stafin e menaxhmentit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor, ka ndjekur me kujdes dhe përkushtim të gjithë procesin e organizimit dhe zhvillimit të provimit pranues. Rektori dhe stafi i universitetit u dëshiron suksese të gjithë kandidatëve që i janë nënshtruar provimit pranues, duke i siguruar se pranimi do të bëhet mbi bazën e meritës. Po ashtu Rektori theksoi se kandidatët e pakënaqur mund ta shfrytëzojnë të drejtën e ankimimit.
Ne jemi të bindur se kandidatët e zgjedhur do të marrin një edukim cilësor dhe të përgatitur me kujdes, pasi që i universiteti i pret me staf akademik tepër të përkushtuar.






