LAJME

Mbahet diskutimi i parë publik qytetarë-pushtet në Malishevë

Mbahet diskutimi i parë publik qytetarë-pushtet në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2022, 15:41

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka mbajtur diskutimin e parë publik me qytetarë e kësaj komune.

Gjatë këtij diskutimi është prezantuar puna e qeverisë komunale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, derisa ai edhe është përgjigjur duke dhënë sqarimet e nevojshme për interesimet e qytetarëve.

“Fokus i veçantë i yni ka qenë edhe mbrojtja e mjedisit dhe furnizimi me ujë për qytetarët e Komunës së Malishevës, ku jemi duke u angazhuar dhe duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që kemi, në mënyrë që qytetarët të jenë të furnizuar me ujë për pije”, ka thënë Kastrati, transmeton KlanKosova.tv.

Ai, gjithashtu i ka thënë se “edhe në çështjet sociale janë angazhuar, ku krahas obligimeve ligjore, jemi munduar që të ti mbështesim të gjitha familjet në nevojë e po ashtu edhe familjet që kanë nevojë për strehim”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika