LAJME

Mbahen homazhe për nderimin dhe shënimin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës

Mbahen homazhe për nderimin dhe shënimin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2024, 15:01

Zyra për Komunikim Publik e Kryemnistrisë ka njoftuar se zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, bënë homazhe në ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13 – vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri, pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë ceremoni u përkujtua dhe nderua vepra e heroit Enver Zymeri dhe të gjithë policëve të rënë në krye të detyrës. Në shënim të kësaj dite u përkujtua edhe vepra dhe rënia e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendit, thuhet tutje.

“Heronjtë tanë dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit duke përmbushur detyrën e lartë shtetërore në kërkim të mbrojtjes së rendit, zbatueshmërisë së ligjit por edhe integritetit dhe sovranitetit territorial.“, thuhet në fund të njoftimit./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika