Publicist kosovar Halil Matoshi ka thënë se Albin Kurti po interferon në zgjedhjet në Shqipëri.
Ai ka thënë se si rezultat i kësaj Shqipëria mund të zmbrapset nga mbështetja e parezervë për Kosovën, shkruan Reporteri.net.
“Unë i përcjell zgjedhjet në Shqipëri në kontekst rajonal. Dy çështje janë për tu diskutuar e para është që për herë të parë kosovarët nuk janë të rreshtuar bllok qysh kanë qenë deri para faktorit VV që kanë anuar nga PD dhe për herë të parë kemi interferime të një partie politike të Kosovës në trupin elektoral shqiptar. Këto dy fakte i bëjnë zgjedhjet interesante, jo vetëm për Kosovën”, tha Matoshi në Politiko të Kanal 10 që sonte u mbajt në Shqipëri.
“Ende nuk ka kushte idoelogjike që të kemi që të kemi parti të përbashkëta, ose parti shqiptare në Kosovë ose parti kosovare në Shqipëri. z. Kurti e ka bërë përmes njerëzve të tij që janë vendas që kanë qenë të anëtarësuar nga fillimi në VV. Nga aspekti i integrimeve është pozitive, por Kosovës ende i duhet një shtet shqiptar pa interferu në Shqipëri. Çdo interferim sipas bindjes sime e zmbraps Shqipërinë nga mbështetja e parezervë, jo në masë ekstreme po sidokudo shqiptarët e ushqejnë një hakmarrje politike”, tha ai.
“Kushdo qëtë jetë në qeverisje nesër pasnesër sigurisht nuk mund ta shohë qeverinë e Kosovës jo e vetëm si qeveri partnere he jo vetëm sepse jemi një trung entkik, por dua të them se me interferimin e z. Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë u thye sindromë që Shqipëria është piedmont i shqiptarizmit”, tha ai.