Të shtunën është arrestuar një person në Deçan pasi që kishte mashtruar katër persona se do t’iu rregulloj viza pune për në Gjermani.Policia njofton se i dyshuari në 2017-tën kishte mashtruar katër personat për çka ua kishte marrë nga 1 mijë e 500 euro secilit.
Mashtrim për viza pune në Gjerman, arrestohet një person në Deçan

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vitin 2017 nga të katër ankuesit meshkuj kosovarë kishte marrë nga 1.500 (një mijë e pesë qind) € duke ju premtuar se do t’ju rregulloj viza pune për në Gjermani”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Haxhiu: Përgjegjësia për dhunën është gjithmonë e atij që e ushtron, por përgjegjësia për ta ndalur është e jona

Gërvalla: Gati 20 mijë raste të dhunës në familje në Kosovë që nga viti 2019, 33 gra kanë humbur jetën

Mashtrim në emër të Policisë së Kosovës, qytetarët kërcënohen me arrestim brenda 24 orëve

